image Policia gjen armën nga përleshja e nxënësve në Mitrovicë

Kosovë

Siguri/ Policia gjen armën nga përleshja e nxënësve në Mitrovicë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një armë zjarri e cila dyshohet se u përdor dje gjatë një përleshje në Mitrovicë.

Përmes një njoftimi, policia ka thënë se arma është sekuestruar sot në orë e mesditës.

“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit në kuadër të stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, në orët e mesditës së sotme kanë arritur që nga njëri nga të dyshuarit e rastit të djeshëm të gjejnë dhe të sekuestrojnë një armë të llojit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur ditë më parë në rastin e përleshjes ndërmjet disa të rinjve.”, thuhet në njoftim.

I dyshuari nga i cili është marrë arma është intervistuar, më pas është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rast për ‘përdorim të armës’, ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:00 të mëngjesit në rrugën e UÇK-së, ku gjimnazistët, shumica dërmuese e të cilëve të mitur, janë përleshur në oborrin e shkollës fillore “Musa Hoti” të Mitrovicës.

Gazeta Sinjali ka marr vesh nga burimet në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës se në përleshjen e djeshme mes dy grupeve të nxënesve të mitur është përdorur arma e zjarrit./Gazeta Sinjali/