image Policia gjen armë pa leje në një shtëpi në Istog

Kosovë

Siguri/ Policia gjen armë pa leje në një shtëpi në Istog

news image

Policia e Kosovës ka kontrolluar një shtëpinë fshatin Suhogërll në Istog, pasi ka pasur informacione se aty mbahen armë pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kontrollit policia njofton se ka gjetur dhe ka konfiskuar një revole TT pa leje dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar.

Bastisja e shtëpisë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:30.

Me këtë rast, policia ka arrestuar pronarin e tyre, për ta liruar pastaj në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit./Gazeta Sinjali/