image Policia e Vjenës konfirmon: Në gjashtë lokacione të ndryshme në kryeqytet po përballemi me të shtëna

Evropë

Policia e Vjenës konfirmon: Në gjashtë lokacione të ndryshme në kryeqytet po përballemi me të shtëna

news image

Në një postim në Twitter, Policia e Vjenës ka bërë të ditur se të shtënat kanë nisur pas orës 20:00, në Seitenstettengasse ku disa të dyshuar me armë zjarri kanë shtënë në gjashtë lokacione të ndryshme, duke lënë një të vdekur dhe disa të plagosur, prej tyre një oficer policie.

“Në ora 20:00 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në Seitenstettengasse. Disa të dyshuar të armatosur me pushkë automatike në gjashtë lokacione të ndryshme. Një i vrarë dhe disa të plagosur. Një i dyshuar i vrarë nga forcat e rendit”, thuhet në reagim.

Sonte ka pasur të shtëna me armë zjarri pranë sinagogës në qendër të Vjenës. /Gazeta Sinjali/