image Policia e Tiranës po i kërkon tre persona të dënuar me 25 vjet burg për vrasje

Rajon

Rajoni/ Policia e Tiranës po i kërkon tre persona të dënuar me 25 vjet burg për vrasje

news image

Policia e Tiranës është në kërkim të tre personave të cilët janë dënuar me 25 vjet burgim pët vrasje me paramendim.

Në mesin e personave të kërkuar është Dritan Rexhepi. Ai dyshohet se ka porositur rrëmbimin dhe rrahjen deri në vrasje të 49 vjeçarit, Jan Prenga, në Kamzë.

Rexehpi ishte dënuar për trafikim kokaine me 6 vjet në burgun e Ekuadorit.

Po ashtu, ai më 6 janar të vitit 1999 në Krujë kishte vrarë me armë zjarri shtetasin D.K dhe R.B.

Ai është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “Plagosja e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Derisa, i kërkuari tjetër Bledat Mneri është dënuar me 25 vjet burgim për vrasjen e shtetasit V.B., më 30 nëntor 2015 në Tiranë.

Ai u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton mediat në Shqipëri.

Kurse, i kërkuar i tretë është Gazment Nebiu i cili ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” (3 herë), “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”. /Gazeta Sinjali/