Policia e Tiranës është deklaruar në lidhje me intervenimin e tyre në protestën para selisë së Partisë Demokratike.
Në një deklarim për media u tha se ata intervenuan në momentin që e panë të nevojshëm atë veprim.
“Intervenuam kur e vlerësuam se po rrezikohej jeta. Pati telefonata dhe kërkesa verbale. Patëm kërkesë nga drejtuesi i Partisë Demokratike”, thuhet në deklarimin e policisë.
Tutje, aty u tha se policia do të ndërmarrë veprimet e duhura dhe se situata do të qetësohet./GazetaSinjali/