image Policia e shtrinë përtokë për ta arrestuar një person në qendër të qytetit të Klinës

Siguri

Policia e shtrinë përtokë për ta arrestuar një person në qendër të qytetit të Klinës

news image

Një qytetar është arrestuar sot paradite në qendër të qytetit të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Gazetën Sinjali, se arrestimi i tij është bërë për shkak se qytetari nuk ka respektuar urdhrat e personit zyrtar.

Rasti i tij, me urdhër të prokurorit, ka shkruar në procedurë të shkurtër në gjykatë.

“Në orët e paradites në qendër të qytetit të Klinës është arrestuar një person për mosrespektimin e urdhrave të ligjshëm të personit zyrtar. Ai është intervistuar. Është kompletuar lënda dhe rasti shkon në procedurë të shkurt në Gjykatë Themelor në Divizionin për Kundërvajtje”, tha Gashi./Gazeta Sinjali/