image Policia në Pejë jep shembullin e keq, parkon veturën në vendin ku ndalohet parkingu

Sinjalizime

Policia në Pejë jep shembullin e keq, parkon veturën në vendin ku ndalohet parkingu

news image

Rregullat e trafikut nuk i shkelin vetëm qytetarët. Janë të shpeshta rastet kur edhe vetë policët i thyejnë rregullat, për të cilat i dënojnë qytetarët.

Një rast i tillë ka ndodhur në Pejë, ku përpara dyqanit ‘Minimax’ dy vetura të policisë janë parkuar në vendin ku me shenjë është e ndaluar të parkohet.

Sinjalizuesi që i ka dërguar pamjet në adresë të Sinjalit, tha që disa banorë të ndërtesës ngjitur po kanë probleme të qarkullojnë pasi iu është bllokuar hyrja.

/GazetaSinjali/