Katër ditë më parë Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e automjeteve që futen nga Serbia dhe që nga ajo ditë banorët serbë të komunave veriore po protestojnë kundër kësaj mase.
Sot, është vërejtur një tensionim i situatës, por Policia e Kosovës ka arritur që të ulë këto tensione, duke shmangur kështu çfarëdo incidenti.
Protestuesit ka katër ditë që qëndrojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak.
Ata kanë vendosur pesë kamion me zhavorr në urën e Liqenit të Ujmanit, duke bllokuar kështu rrugën./Gazeta Sinjali/