image Policia e Kosovës pranon 1 pako Red Bull nga një vajzë, qytetari pretendon se është ryshfet

Sinjalizime

Policia e Kosovës pranon 1 pako Red Bull nga një vajzë, qytetari pretendon se është ryshfet

news image

Dolën me redar për t’i “befasuar” ata që tejkalojnë shpejtësinë, por tre zyrtarë policorë “u befasuan” vetë me një pako pije energjike “Red Bull” nga një vajzë promotere e kësaj kompanie, shkruan Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues e ka dërguar videon e këtij momenti, ku shihet njëri nga zyrtarët policorë me radar në duar dhe vajza e cila del nga vetura e kompanisë “Red Bull” me një pako pije energjike, të cilën e fut në veturën zyrtare të policisë.

Sipas qytetarit që e ka dërguar videon në adresë të Gazetës Sinjali bëhet fjalë për ryshfet.

Ai thotë se vetura e kompanisë “Red Bull” është ndaluar nga Policia për tejkalim të shpejtësisë, por i ka shpëtuar dënimit, për shkak se promoterja u ka dhuruar tre zyrtarëve policorë një pako pije energjike. 

Sinjalizuesi ka bërë të ditur se kjo video është realizuar të premten e 27 nëntorit rreth orës 13:29, në Komoran të Drenasit.

Kujtojmë se për një rast të tillë, pasi që kishin pranuar dy pako me 400 gramë djathë nga një shitës ambulant, dy zyrtarë policorë të trafikut regjional janë arrestuar, gjykuar dhe dënuar./Gazeta Sinjali/