image Policia e Kosovës kap një person në aeroport me lejeqëndrim të falsifikuar

Siguri

Policia e Kosovës kap një person në aeroport me lejeqëndrim të falsifikuar

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kapur një person në Aeroportin Kombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili dyshohet se në pasaportën e tij ka pasur lejeqëndrim të falsifikuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Autoritetet gjatë kontrollit të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perendimor, udhëtari me iniciale B.Z., 24 vjeçar ka prezantuar pasaportënn e Kosovës në të cilën në faqen (08) ishte i vendosur lejeqëndrimi i një shteti tjetër.

“Zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se lejeqëndrimi i prezantuar mund të jetë i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit. Bazuar në dyshimet e ngritura se dokumenti mund të jet i falsifikuar, rasti është përcjellur për procedura të mëtejme tek njesiti i hetimeve për kompletim”, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaSinjali/