image Policia e Kosovës jep detaje për djegien e veturës në Prishtinë

Siguri

Policia e Kosovës jep detaje për djegien e veturës në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e veturës te konviktet në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.  

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka konfirmuar se asnjë person nuk është lënduar në këtë incident.

Më tutje ai konfirmoi se rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”.

“Rreth orës 17:45 është raportuar për një veturë të përfshirë nga zjarri në rrugën  “Agim Ramadani” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar  përhapjen e zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar.  Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes” u shpreh Borovci. /GazetaSinjali/