Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me konfliktin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë, më saktësisht në QNR mes përfaqësuesit të Vetëvendosjes dhe atij të Nismës.
Policia ka konfirmuar se ka pasur një mosmarrëveshje mes tyre, ku zyrtarët policorë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe janë duke u kryer hetimet.
“Sot kemi pranuar informatën se rreth orës 09:30 ka qene një mosmarrëveshje e cila ka ndodhur në mes të dy personave në QNR, në Fushë Kosove. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me institucionet përkatëse po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, ka thënë Flpra Ahmeti zyrtare për informim në Policinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/