image Policia e Kosovës arreston personin që kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Kosovë

Siguri/ Policia e Kosovës arreston personin që kishte urdhërarrest ndërkombëtar

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me shtetësi bullgare që ishte në urdhër arrest ndërkombëtar.

Përmes një njoftimi, policia ka bërë të ditur së është arrestuar Z.K, 45 vjeçar pasi që i njëjti dyshohej për veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar.

Personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K. 45-vjeç, me shtetësi bullgare, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente./Gazeta Sinjali/