image Policia e Kosovës arreston edhe një person për rastin “Duplex-i”

Kosovë

Siguri/ Policia e Kosovës arreston edhe një person për rastin “Duplex-i”

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person gjatë ditës së djeshme që ishte përfshirë në rastin e tentim vrasjes që kishte ndodhur më 9 nëntor afër lokalit të natës “Duplex”.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar një person i dyshuar për këtë rast dhe është dërguar në mbajtje.

“Lidhur me rastin me datën 24.12.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprat penale të cekura më lartë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se me 9 nëntor të këtij viti më shumë se 15 të shtëna me armë zjarri kishte pasur në hyrje të lokalit të natës “Duplex”. Të përfshirë në këtë rast dyshohen të kishin qenë Astrit Mehmeti i njohur me nofkën “Llepota”, por edhe Ard e Andi Pajazit të cilët ishin liruar muajin e kaluar pasi fillimisht ishin arrestuar nga Policia e Kosovës./Gazeta Sinjali/