image Policia e Kosovës arreston 30 persona brenda 24 orëve

Siguri

Policia e Kosovës arreston 30 persona brenda 24 orëve

news image

Sipas tabelës së publikuar nga Policia e Kosovës, 30 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit.

17 prej të dyshuarve janë arrestuar nga policia, ndërkaq 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Gjithashtu, brenda 24 orëve janë shkaktuar 23 aksidente trafiku, 12 prej tyre me të lënduar, ndërsa 11 me dëme materiale.

E, sa i përket gjobave në trafik, Policia e Kosovës ka shqiptuar 819./ Gazeta Sinjali/