image Policia e konfirmon vdekjen e dyshimtë të 72-vjeçarit në Viti, thotë se kanë nisur hetimet

Siguri

Policia e konfirmon vdekjen e dyshimtë të 72-vjeçarit në Viti, thotë se kanë nisur hetimet

news image

Gazeta Sinjali duke u thirrur në burime të saja brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan, pak më parë, raportoi se në fshatin Kabash të Vitisë është gjetur një 72-vjeçar i vdekur, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.

Raportimin e Gazetës Sinjali e ka konfirmuar Policia e Kosovës, nga e cila thanë se kanë nisur hetimet rreth këtij rasti.

Nga policia po ashtu kanë njoftuar se trupi i pajetë i 72-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Më datë 26.10.2020, rreth orës 17:50, Policia e Kosovës në Viti ka prnuar një informatë se në fshatin Kabash, komuna e Vitisë, dyshohet se një person i moshës 72-vjeçare, në shtëpinë e tij, ka kryer vetëvrasje. Patrulla policore së bashku me njësinë e hetimeve dhe krim-teknikën kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Trupi i pajetë dërgohet në IML në Prishtinë, për momentin rasti trajtohet si “vdekje e dyshimtë”. Hetimet rreth rastit janë duke u kryer nga njësitet e hetimeve rajonale në bashkëveprim me prokurorin”, thuhet në përgjigjen e policisë./Gazeta Sinjali/