image Gjendet një person i vdekur në Viti, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Sinjalizime

Gjendet një person i vdekur në Viti, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

news image

Një 72-vjeçar (emër i njohur për redaksinë) është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Kabash të Vitisë, sot rreth orës 17:50, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan thonë se ai dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes mësohet se ka dalë ekipi mjekësor nga Shtëpia e Shëndetit në Viti, i cili e ka konstatuar vdekjen e 72-vjeçarit.

Në vendngjarje kanë dalë po ashtu edhe policia dhe njësia e hetimeve dhe krim-teknikës./Gazeta Sinjali/