image Policia e konfirmon shpërthimin në rrugën "C" në Prishtinë

Siguri

Policia e konfirmon shpërthimin në rrugën “C” në Prishtinë

news image

Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka ndodhur një shpërthim në një lokal afarist në rrugën “C” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se nga shpërthimi nuk kishte ndonjë të lënduar, ndërsa rasti është cilësuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, tha Ahmeti pa dhënë detaje tjera se për çfarë lloji të shpërthimit bëhet fjalë.

“Sot rreth orës 03:30, jemi njoftuar për një rast shpërthimi në një lokal në rrugën “C” në Prishtinë. Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti i cili është cilësuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorinë e shtetit”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/