image Policia e konfirmon gjetjen e një trupi të pajetë në Prishtinë

Siguri

Policia e konfirmon gjetjen e një trupi të pajetë në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se është gjetur një person pa shenja jete në rrugën “Fazli Grajçevci” në Prishtinë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është një person i gjinisë mashkullore rreth 70-vjeçar dhe se trupi i pajetë i tij u gjet në një lokal.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi mjekësore emergjente e cila ka konstatuar se trupi i një mashkulli rreth 70-vjeç është pa shenja jete. Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat që e karakterizojnë rastin”, tha Borovci./Gazeta Sinjali/