image Policia e konfirmon arrestimin e personit që kërcënoi se do i djeg fëmijët e Pacollit

Kosovë

Siguri/ Policia e konfirmon arrestimin e personit që kërcënoi se do i djeg fëmijët e Pacollit

news image

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e një të dyshuari për kërcënimin me djegie për së gjalli që u kishte bërë fëmijëve të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacollit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Zyra për Informim me Publikun e Policisë së Kosovës.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës pas hetimeve te zhvilluar në konsultim me prokurorin kompetent të rastit dhe identifikimit te personit me date 10.3.2020, i dyshuari me iniciale (E.H.) është arrestuar”, thuhet në përgjigjen e ZIMP. /Gazeta Sinjali/