image Arrestohet personi që kërcënoi Pacollin se do t'ia djeg fëmijët për së gjalli

Kosovë

Siguri/ Arrestohet personi që kërcënoi Pacollin se do t’ia djeg fëmijët për së gjalli

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti po dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit.

Lajmi u bë i ditur nga një postim i këshilltari i Pacollit, Naim Murseli, në Facebook, i cili tha se personi i arrestuar ka kërcënuar se do t’i djegë fëmijët e Pacolli si dhe ka kërkur edhe para nga Pacolli.

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimët e bëra”, ka shkruar Murseli./Gazeta Sinjali/