image Policia e kap në flagrancë një person duke vjedhur në Ferizaj

Siguri

Policia e kap në flagrancë një person duke vjedhur në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje mbrëmë rreth orës 23:10 në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin 24-orësh, policia njofton se i dyshuari është kapur në flagrancë derisa po kryente vjedhje në marketin e një pompe të derivateve.

Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/