Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 01:30 në rrugën C në Prishtinë, gjatë kontrollit te një person, ka gjetur substancë të dyshuar narkotike, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari për “posedim të paautorizuar të narkotikëve” kishte me vete një qese të vogël të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit “marihuanë” dhe një bocë të mbushur me substancë të dyshuar “ketaminë”.
Substancat i janë konfiskuar nga policia, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/