image Policia e kap ferizajasin me heroinë, i konfiskohen dy telefona dhe vetura

Arrestim/ Policia e kap ferizajasin me heroinë, i konfiskohen dy telefona dhe vetura

news image

Policia e ka kapur me heroinë një person në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Siç njofton Policia, ai është arrestuar dhe i është konfiskuar 31.08 gram heroinë dhe si prova materiale dy telefona mobil dhe një veturë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollimit tek i njëjti  është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit heroine me peshë prej 31.08 gram. Si prova materiale janë konfiskuar edhe dy telefona mobil dhe një veturë”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/