image Policia e Gjilanit: Do të bashkëpunojmë edhe me Zvicrën për zbardhjen e vrasjes së katërfishtë në Viti

Siguri

Policia e Gjilanit: Do të bashkëpunojmë edhe me Zvicrën për zbardhjen e vrasjes së katërfishtë në Viti

news image

Trupat e pajetë të Fetah (kryefamiljari), Makfire (bashkëshortja), Arbër dhe Hamdi Zuka (djemtë) të cilët u vranë sot nga kryefamiljari në fshatin Pozharan të Vitisë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Fetahu dyshohe se vrau bashkëshorten, pastaj djemtë e tij brenda shtëpisë, e më pas 15 metra larg shtëpisë veten e tij.

Familja Zuka kishte ardhur nga Zvicra për pushim në Kosovë.

Gazeta Sinjali raportoi se çifti kishte pasur mosmarrëveshje edhe në Zvicër dhe kishin filluar bisedimet për divorc.

Nënkoloneli i Policisë në rajonin e Gjilanit tha se për të zbardhur motivin e vrasjes së katërfishtë, do të kërkojnë bashkëpunim edhe me autoritetet në Zvicër, ku familja kishte jetuar që 30 vjet.

“Ende s’kemi informacione në lidhje me motivimin e ngjarjes. Ne kemi nis intervistimin e dëshimtarëve, por s’kemi detaje rreth deklaratave të tyre. Do të kërkojmë po ashtu bashkëpunim edhe nga shteti evropian ku kanë jetuar”, tha ai në konferencë para gazetarëve./Gazeta Sinjali/