image Policia e Gjakovës tregon se a pati namaz në xhami dhe a po e vizitojnë besimtarët njëri-tjetrin për Bajram
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Pandemia/ Policia e Gjakovës tregon se a pati namaz në xhami dhe a po e vizitojnë besimtarët njëri-tjetrin për Bajram

news image

Policia e Gjakovës duket se nuk ka pasur shumë punë sot.

Në festat e Bajramit, besimtarët myslimanë në Kosovë, duke përfshirë edhe ata në rajonin e Gjakovës zakonisht e urojnë njëri-tjetrin duke shkuar te të afërmit e duke pritur mysafirë. Paraprakisht, disa prej tyre herët në mëngjes shkojnë në xhami për faljen e namazit të Bajramit.

Të dyja këto praktika sivjet janë bërë të ndaluara për shkak të koronavirusit. Gazeta Sinjali ka pyetur në Policinë e Gjakovës për situatën në qytetin që shquhet për lëvizje e vizita në ndërmjet qytetarëve në të tilla raste.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Nusret Gjurkaj ka thënë se deri tani nuk kanë informacione se është kryer falja e namazit të Fitër Bajramit në ndonjë xhami të Gjakovës.

“Deri më tash asgjë zyrtarisht nuk ka informacion që është vepru”, ka thënë ai.

Siç njofton Gjurkaj, qytetarët gjithashtu janë duke i respektuar rekomandimet për të qëndruar në shtëpi edhe gjatë kësaj feste.

“Është duke u respektu çdo urdhëresë dhe çdo vendim i qeverisë”, ka thënë Gjurkaj për Gazetën Sinjali.

“Nuk ka pasë shumë lëvizje. Së paku me raportet që i kemi. Nuk ka raporte që është vepru ndaj qytetarëve për mosrespektim”, ka shtuar ai. /Gazeta Sinjali/