image Policia e demanton Shalën, u intervistua për kërcënim me jetë

Siguri

Policia e demanton Shalën, u intervistua për kërcënim me jetë

news image

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala është intervistuar të premten, për shkak të dyshimeve se ka kanosur me jetë një zyrtar në Komunën e Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Më datë 07.08.2020 pasdite Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një rast kanosje. Viktima është ftuar për intervistim. Pas marrjes së deklaratës, për shkak të ndjeshmërisë rasti është transferuar në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Gjakovë. Sipas viktimës, i njëjti është kërcënuar me jetë për shkak të një vendimi në kuadër të detyrës së tij zyrtare. Një i dyshuar dhe dëshmitarët janë ftuar për intervistim dhe me urdhër të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Graishta.

Më tej, ai bëri të ditur se policia është duke hetuar për të parë nëse ka pasur edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

“Hetimet dhe veprimet policore për identifikim edhe të personave tjerë të mundshëm, të përfshirë në këtë rast, po vazhdojnë ende, ndërkohë që policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në fazën fillestare të hetimit”, theksoi Graishta./Gazeta Sinjali/