Mbrëmë një 15-vjeçare është dërguar pa shenja jete në QKUK pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Gazeta Sinjali ka raportuar edhe mbrëmë, mirëpo sot Policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si ‘vdekje e dyshimtë’.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“VDEKJE E DYSHIMTË- Prishtinë 29.01.2022-NN- Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK. për trajtim mjekësor, pasi që e njëjta dyshohet se është rrëzuar nga banesa në tokë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ekipi mjekësor i Emergjencës ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore“, thuhet në raport.
Ndërsa nga QKUK i thanë Sinjalit mbrëmë se vajza është dërguar pa shenja jete atje.
“Po pacientja e moshës është sjellur me autoambulancë pa shenja jete. Te ne vetëm është konstatuar vdekja. Pacientja kishte lëndime trupore që kanë qenë vdekjeprurëse. Trupi dërgohet në mjekësi ligjore për t’u caktuar shkaku i vdekjes”, ka thënë mjeku kujdestar.