image Policia e arreston dhe e liron menjëherë 54-vjeçarin që e kërcënoi me jetë mjeken në Deçan

Kosovë

Raporti/ Policia e arreston dhe e liron menjëherë 54-vjeçarin që e kërcënoi me jetë mjeken në Deçan

news image

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë 54-vjeçarin që pasditen e djeshme e kërcënoi me jetë një mjeke në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan. Por pak pas arrestimit ai është liruar.

Arrestimin dhe lirimin e menjëhershëm e ka konfirmuar Policia përmes raportit 24-orësh.

“Është raportuar se viktima femër K/Shqiptare doktoreshë, është kanosur me fjalë në vendin e punës nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Njësia policore nuk ka takuar të dyshuarin. Rreth orës 19:05 është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gazeta Sinjali ka raportuar se teksa po e kontrollonte një grua, R.M, bashkëshorti i pacientes i ka ndërhyrë mjekes duke e ofenduar e kërcënuar.

“Zagaricë, e poshtër, e pafytyrë”, i ka thënë 54-vjeçari mjekes 28-vjeçare, duke i kërkuar udhëzim për trajtim në Pejë. “Kam me ta marrë shpirtin edhe krejt anëtarët e familjes kam me t’i mbytë”, i ka thënë më pas duke iu sulur edhe njëherë pa takt.

Policia dje e ka intervistuar mjeken 28-vjeçare, ndërkaq R.M nuk është gjetur në shtëpinë e tij. Megjithatë, ai është liruar vetëm pak pas arrestimit. /Gazeta Sinjali/