image Policia dhe Dogana i gjejnë kokainë në veturë, arrestohet i dyshuari

Siguri

Policia dhe Dogana i gjejnë kokainë në veturë, arrestohet i dyshuari

news image

Policia dhe Dogana e Kosovës pas një plani të përbashkët operacional kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar për narkotikë. 

Sipas njoftimit të policisë, njësitë nga Policia Kufitare, Njësia K9 dhe Njësia Antikontrabandë nga Dogana e Kosovës në kuadër të implementimit të planit të përbashkët operacional, pas kontrollit të detajuar, në automjetin e të dyshuarit kanë gjetur substancë narkotike e llojit Kokainë.

Po ashtu, sipas njoftimit, gjatë kontrollit trupor të të dyshuarit, i janë gjetur në trup një sasi e vogël e substancës së njëjte të cilat pas peshimit së bashku kanë rezultuar gjithsej 101.82 gram.

Nga i dyshuari L.H (1987) nga Prishtina, janë sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:

– Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 101 gram,
– Një (1) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.82 gram,
– Një (1) telefon mobil,
– Vetura me targa vendore.

Pas njoftimit të prokurorit të shtetit janë pranuar udhëzime që të bëhet bastisje tek shtëpia e të dyshuarit me ç’rast gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë:

– Tri (3) peshore digjitale,
– Tri (3) pako me foli.

Me aktvendim mbi ndalim të lëshuar nga prokurori kujdestar i dyshuar është ndaluar për 48 ore, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

image 55
image 56
image 57

/GazetaSinjali/