image Policia del me detaje për dy vdekjet tragjike në Deçan

Siguri

Policia del me detaje për dy vdekjet tragjike në Deçan

news image

Dy vdekje tragjike ndodhën dje në Deçan, njëri në Lloqan e tjetri në Voksh. E për dy rastet Policia e Kosovës ka dhënë detaje, shkruan Sinjali.

Sipas Policisë, trupi i viktimës ishte gjetur nga Njësiti i Zjarrfikësve, gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit.

Fsh. Lloqan, Deçan 17.12.2021 – 06:35.  Njësiti i zjarrfikësve gjersa ishte duke intervenuar në lokalizimin e zjarrit në një shtëpi e cila ishte e përfshirë nga zjarri, ka hasur në trupin e pa jetë të një mashkulli kosovar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Ndërkaq në fshatin Voksh të Deçanit, rreth orës 13:40, është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë dru në pyll, ka pësuar lëndime si pasojë e së cilave ka humbur jetën.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

/GazetaSinjali/