image Policia brenda ditës gjen një veturë të vjedhur në Pejë

Siguri

Policia brenda ditës gjen një veturë të vjedhur në Pejë

news image

Sot në Pejë është vjedhur një automjet i tipit kombi bus, me të cilin dyshohet se të dyshuarit me të kanë marr edhe tre krerë lopë tek fqinji i pronarit të kombit bus, përcjellë Gazeta Sinjali.

Pak orë pas vjedhjes Policia e Kosovës ka arritur që ta gjej automjetin në një fshat tjetër të Pejës.

Me datё 12.12.2020, nё stacionin Policor nё Pejё, viktima ka informuar se rreth orёs 04:00, persona tё dyshuar nё fshatin Ramun-Pejё, i kanё vjedhur automjetin (kombi bus) tё tipit Renault me targa vendore tё cilin deklaron se e ka pasur tё parkuar ne oborrin e tij. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, nga ku ёshtё kuptuar se personi apo personat e dyshuar me automjetin e vjedhur kanё vjedhur edhe tri (3) bagёti (lopё) tek fqinji i pronarit tё automjetit, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia njofton se veturën më pas e ka gjetur të zbrazët dhe në afërsi të tregut të bagëtive në fshatin Zahaq të Pejës.

Pas njё pune intensive operativo-hetimore dhe njё bashkёpunimi me qytetarёt, Policia ka gjetur automjetin e braktisur nё njё fushё afёr tregut tё bagёtive nё fshatin Zahaq-Pejё. Automjeti i gjetur pas ekzaminimeve tё nevojshme iu ёshtё kthyer pronarit legjitim. Gjatё ekzaminimeve Njësitet Policore kanё vërejtur se tё dyshuarit kanё pёrdour automjetin e vjedhur pёr bartjen e bagёtive tё vjedhura”, thuhet më tutje në njoftim.

/Gazeta Sinjali/