image Policia bastisë vilat e VIP-ave në Brezovicë

Drejtësi

Policia bastisë vilat e VIP-ave në Brezovicë

news image

Një aksion i gjerë i policisë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda po zhvillohet në Brezovicë. Sinjali merr vesh se cak i aksionit janë edhe vilat e personaliteteve të njohura në Kosovë, si politikanë dhe persona të tjerë publikë. Njëri nga ta thuhet se është pronar mediash.

Për shkak se aksioni është duke vazhduar, Sinjali tani për tani, nuk i publikon emrat e këtyre personaliteteve të cilëve po u bastisen vilat në Brezovicë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizaj, Mehmetali Hajdini, tha se aksioni që po zhvillohet ka të bëjë për ndotje dhe degradim të ambinetit në Brezovicë, konkretisht në pjesën e parkut nacional Sharri./Sinjali/