image Aksion i gjerë policor në Ferizaj

Kosovë

Aksion i gjerë policor në Ferizaj

news image

Një aksion i gjerë i policisë po zhvillohet në Ferizaj, raporton Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është duke u zhvilluar një operacion në ketë rajon në bashkëpunim edhe me institucione të tjera relevante. Për detaje ju njoftojmë më vonë”, tha Kelani.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizaj, Mehmetali Hajdini, tha se aksioni po zhvillohet edhe në Brezovicë

“Aksioni po zhvillohet nga njësia e hetimeve të krimeve të rënda edhe në rajonin e Brezovicës. Ka të bëjë për ndotje dhe degradim të ambinetit në Brezovicë, konkretisht në pjesën e parkut nacional Sharri”/Sinjali/