Është raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje që kishte ndodhë në mesin e disa personave, njësiti policor me urdhër të prokurorit ka bërë kontrollin e shtëpisë së njërit prej të dyshuarve.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 13:22 në Bernicë të Epërme të Prishtinës.
Siç merr vesh gazeta, i dyshuari gjatë kontrollit nuk është gjetur në shtëpi.
Sinjali mëson se policia ka sekuestruar një pushkë automatike “AK-47” të cilën i dyshuari e kishte pas me veti kur kishte ndodhur mosmarrëveshja dhe kjo është vërtetuar në bazë të kamerave të sigurisë.
Me rastin po merren organet kompetente. /Gazeta Sinjali/