image Policia bastis tri lokacione në Prizren, gjen kokainë, armë e para

Siguri

Policia bastis tri lokacione në Prizren, gjen kokainë, armë e para

news image

Njësia e Hetimit të Lëndëve Narkotike së bashku me njësitë e tjera speciale me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, rreth orës 07:00 të mëngjesit kanë kryer bastisje në tri lokacione të ndryshme në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia në Prizren të cilët kanë thënë se në njërin lokacion ku është kryer bastisja janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit CZ, 16 fishekë të kalibrit të panjohur, dy kutia plastike për pastrimin e armëve, 211. 4 gramë narkotikë të llojit kokainë, një telefon Samsung, një Iphone 11, si dhe 1 mijë e 70 euro para të gatshme.

Kurse, në dy lokacionet e tjera janë sekuestruar një telefon Iphone 6, një qese plastike me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, njëra 1.18 gramë, kurse tjetra 1.23 gramë.

Në përgjigjen e policisë për Gazetën Sinjali është bërë e ditur se në lidhje me këtë rast, me urdhër të prokurorit, një person është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/