Është arrestuar autori i cili plagosi me sëpatë një person sot në Korçë rreth orës 19:30.
Arsyeja e konfliktit deri në plagosje ka qenë për një grua por nuk ka informacione tjera më të detajuara lidhur me rastin.
Policia njofton se ka arrestuar kryerin e veprës penale ndërsa i plagosuri gjendet në spital për trajtim mjekësor.
Theksojmë se i plagosuri është një 46-vjeçar dhe të dy personat i përkasin komunitetit egjiptian.