image E godet me sëpatë dhe plagos 46-vjeçarin për një grua, autori ik nga vendi i ngjarjes

Shqipëri

E godet me sëpatë dhe plagos 46-vjeçarin për një grua, autori ik nga vendi i ngjarjes

news image

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur në qytetin e Korçës sot rreth orës 19:30 dhe arsyeja që ka çuar deri në konflikt ka qenë një grua.

Ndërkohë mësohet se autori dhe i plagosuri janë nga komuniteti egjiptian. I plagosuri është Sokol Duro i cili është jashtë rrezikut për jetën.

46-vjeçari ka vetëm thyerje të këmbës pasi është goditur nga autori me pjesën e pasme të sëpatës.

Policia po punon për kapjen e autorit njoftojnë mediat shqiptare.

/GazetaSinjali/