Dy persona, një femër dhe një mashkull, janë arrestuar nga Policia e Kosovës, për një vrasje në Malishevë që kishte ndodhur në vitin 2018.
Policia bën të ditur se të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit janë arrestuar për vrasjen e një 58-vjeçari, i cili ishte gjetur i vdekur në muajin gusht të 2018-ës, në veturën e tij në fshatin Lladrovc të komunës së Malishevës./Gazeta Sinjali/