image Policia arreston një 62-vjeçar në Shtime, iu gjet në shtëpi një armë zjarri

Siguri

Policia arreston një 62-vjeçar në Shtime, iu gjet në shtëpi një armë zjarri

news image

Një 62-vjecar është arrestuar pasi që në shtëpinë e tij në Shtime i është gjendur një armë zjarri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës nga hetuesit policor, dhe i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

“Sonte, rreth orës 19:35 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Shote Galica” në Shtime një person posedon armë zjarri në shtëpinë e tij. Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në shtëpinë e personit të dyshuar B.M (M/K) i moshës 62 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon një armë zjarri, të cilën më pas policia e ka konfiskuar. I dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore.” – thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/