image Arrestohen katër zyrtarë të Telekomit - Sinjali

Arrestohen katër zyrtarë të Telekomit

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë të Telekomit, dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore sot ka arrestuar katër persona të dyshuar të cilët ishin zyrtarë në Telekomin e Kosovës; një mashkull dhe tri femra, me iniciale (K.J., F.J., M.P., dhe Sh. Sh.), të cilët dyshohen se në bashkëkryerje kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

Gjatë zbatimit të Marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirave për reklama e lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe një Kompanie të nënshkruar në vitin 2018. Të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare përkundër faktit se kjo marrëveshje nuk ishte realizuar kanë nënshkruar raporte për përmbushje të kontratës me përmbajtje të rreme dhe me këtë i kanë mundësuar të dyshuarit me iniciale (R. K.) pronar i kompanisë përfitim të kundërligjshëm në vlerë mbi 100 mijë“, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari i lartcekur (R. K.) pronari i kompanisë i është shmangur paraqitjes në polici dhe i njëjti është në kërkim policor.

Të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ndalohen për 48 orë, për procedura të mëtejme.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin