image Policia arreston dy të rinj në Ferizaj, i kapi me drogë

Siguri

Policia arreston dy të rinj në Ferizaj, i kapi me drogë

news image

Dy persona të moshës 25-vjeçare janë arrestuar mbrëmë në fshatin Bibaj në komunën e Ferizajt, nën dyshimet për shitblerje të drogës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se pas marrjes së informacionit që të njëjtit janë duke shitur lëndë narkotike, Policia ka ndaluar për kontroll veturën ku ndodheshin dy të dyshuarit (emra të njohur për redaksinë).

Sipas burimeve, gjatë kontrollit të të dyshuarit V.T., policët kanë gjetur në çantën e tij një qese najloni të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një blender – mulli.

Po ashtu gjatë bisedës me të dyshuarin tjetër, B.T., i njëjti ka pranuar se afër shtëpisë së tij në fshatin Gurëz në Ferizaj, kishin fshehur një sasi të substancës narkotike të llojit marihuanë.

Sinjali mëson se policët kanë shkuar në atë lokacion dhe kanë sekuestruar një qese najloni të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka urdhëruar që të hapet rast ndaj të dyshuarve.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë, substancë e dyshuar e llojit marihuanë dhe një qese najloni e mbushur me marihuanë.

/GazetaSinjali/