Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një therje me thikë në Hajvali të Prishtinës, ku ka mbetur i lënduar një person.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa nga policia kanë thënë se shkaku i therjes me thikë ka qenë një mosmarrëveshje.
Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka thënë për Sinjalin se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona.
“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti“, ka thënë Ahmeti për Sinjalin.