image Policia arreston dy 19-vjeçarë në Ferizaj, dyshohen për tentim vrasjen e dy të rinjve

Siguri

Policia arreston dy 19-vjeçarë në Ferizaj, dyshohen për tentim vrasjen e dy të rinjve

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy 19-vjeçarë me iniciale Z.Ç. dhe A.Ç., të cilët dyshohet se kanë sulmuar me thika dy 20-vjeçarët K.T. dhe A.A., më 19 dhjetor të 2020-ës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit më 19 dhjetor në magjistralen Kaçanik – Ferizaj, ua kishin bllokuar rrugën me veturë 20-vjeçarëve dhe më pas kanë dalë nga vetura dhe i kanë sulmuar ata me thika, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Policia njofton se ata janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri më sot kanë qenë në arrati.

Pas arrestimit 19-vjeçarët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Ferizaj./Gazeta Sinjali/