image Policia apel për kujdes gjatë vozitjes në sezonin dimëror

Siguri

Policia apel për kujdes gjatë vozitjes në sezonin dimëror

news image

Policia e Kosovës apelon te të gjithë shoferët për kujdes gjatë vozitjes për shkak të kushteve atmosferike, shkruan Gazeta Sinjali.

Në apelin e Policisë thuhet se sezoni dimëror fillon zyrtarisht më 15 nëntor dhe se që nga kjo datë, shoferët duhet të kenë përgatitjet e sezonit të dimrit.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike – dëborës. Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohtë. 15 nëntor – 15 mars”, thuhet ndër të tjera në këtë apel./Gazeta Sinjali/