Tre persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë vënë nën hetim gjatë një aksioni të policisë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në Shqipëri pasi që u kapën me lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe kanabis sativa.
Në pranga janë vënë I.D., 40-vjeç, banues në Norvegji, D.S., 40-vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23-vjeç, banues në Tiranë, ndërsa po hetohen A.Q., 27-vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34-vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36-vjeç, banues në Kosovë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, raporton abcnews. /GazetaSinjali/