image Policia aksion në një depo në Leposaviq, kapen mallra pa dokumente - FOTO

Siguri

Policia aksion në një depo në Leposaviq, kapen mallra pa dokumente – FOTO

news image

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri pas pranimit të informatës, ka identifikuar një depo në Leposaviq në të cilën dyshohet se ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse.

Pasi është njoftuar edhe njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e lartëcekur pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar 500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme ,birra), 200 litra pije joalkoolike, 450 litra vaj, 500 kg sheqer, 300 kg produkte konditorike, 10 boksa cigare pa banderola, raporton Klan Kosova.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale ‘Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore’.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Policia e Kosovës identifikon një depo në Leposaviq në të cilën ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse

Prishtinë, 26 dhjetor 2023

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri (NJRHKEK-Mitrovicë-Veri) , ka pranuar informatë se në Leposaviq është hasur në një depo në të cilën dyshohet se ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse.

Pas pranimit të kësaj informate lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprimet hetimore/operative me ç’rast pas dyshimit se është kryer vepra penale ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” është njoftuar edhe njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon e lartcekur pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet si në vijim:

1 .-500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme ,birra).

2. -200 litra pije joalkoolike.

3. -450 litra vaj.

4. -500 kg sheqer.

5. -300 kg produkte konditorike.

6.- 10 boksa cigare pa banderola.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale: ,,Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” Neni 312 i KPRK-së. Lidhur me rastin të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë.

/GazetaSinjali/