Vendimin e Qeverisë së Kosovës për masat anti-COVID-19, po e shkelin edhe ata që duhet ta respektojnë, raporton Gazeta Sinjali.
Në pamjet e dërguara nga një sinjalizues në adresë të Gazetës Sinjali, shihen dy policë duke ecur rrugës, ku njëri nga ta nuk ka maskë të vendosur në fytyrë.
Sipas këtij sinjalizuesit, ky rast ka ndodhur pak minuta më parë në Gjilan./GazetaSinjali/