image Polici shkon në motel gjatë kohës kur duhej të ishte në detyrë, suspendohet nga puna

Siguri

Polici shkon në motel gjatë kohës kur duhej të ishte në detyrë, suspendohet nga puna

news image

Një zyrtar policor është suspenduar nga puna pasi, siç mëson Gazeta Sinjali, është gjetur në njërin nga motelet e Prizrenit gjatë kohës kur do të duhej të ishte në detyrë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) e ka konfirmuar rastin për Gazetën Sinjali, duke thënë se janë informuar mbrëmë në orët e pasdites për rastin në fjalë, ndërsa kanë treguar se zyrtari policor është suspenduar nga puna.

IPK tha se kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar dhe në mungesë të elementeve të veprës penale, rasti do të trajtohet nga Policia e Kosovës me dyshimin për shkelje disiplinore që bien ndesh me Kodin e Etikës të Policisë së Kosovës dhe udhëzimin administrativ për disiplinë.

“Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar mbrëmë në orët e pasdites nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast. Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë kontaktuar edhe me prokurorin kujdestar dhe në mungesë të elementeve të veprës penale rasti do të trajtohet nga Policia e Kosovës me dyshimin për shkelje disiplinore që bien ndesh me Kodin e Etikës të Policisë së Kosovës dhe udhëzimin administrativ për disiplinë. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar nga Drejtori Rajonal i PK-së për rajonin e Prizrenit”, thuhet në përgjigjen e IKP-së. /Gazeta Sinjali