image Polici serb që dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal arratiset në Shqipëri

Rajon

Polici serb që dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal arratiset në Shqipëri

news image

Pjesëtari i policisë serbe, Danilo Stojanoviq, i cili dyshohet se është pjesëtar i grupit kriminal serb të Darko Shariqit, ka kaluar sot nga Mali i Zi për në Shqipëri.

Danas raporton se në një përgjigje për portalin RTCG nga Drejtoria e Policisë, situata është specifike, pasi Serbia nuk ka dorëzuar në Mal të Zi fletëarrest për Stojanoviqin.

Stojanoviq kaloi në Shqipëri në pikën kufitare Gerçar, afër Gucisë.

Policia malazeze ndaloi automjetin me të cilin ndodhej, por ai u largua para se të bëhej kontrolli.

Darko Shariq është i arrestuar si shef i një grupi kriminal që transporton drogë në Evropë.

Shariq, i cili dyshohet se ka qenë prej vitesh një nga baronët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, u dënua në vitin 2018 me 15 vjet burg për kontrabandën e 5.7 ton kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë. Por vendimi u anulua në qershor të vitit të kaluar dhe çështja u kthye në gjykatën e apelit.

Në dhjetor 2021, Shariq u lirua nga paraburgimi dhe u vendos në arrest shtëpiak. Pastaj u arrestua sërish këtë vit.

/GazetaSinjali/